Abdixhiku thotë se do ta çojnë në Kushtetuese vendimin e Qeverisë për të mos i paguar mësuesit
Foto: Laura Hasani

Abdixhiku thotë se do ta çojnë në Kushtetuese vendimin e Qeverisë për të mos i paguar mësuesit

Aktuale October 07, 2022 - 11:52

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar se partia e tij do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për vendimin e Qeverisë së Kosovës për të mos i paguar mësimdhënësit, të cilët kanë mbajtur grevë.

Ai ka garantuar se LDK-ja do t’i japë pagat për mësimdhënësit herët ose vonë.

“Të dashur mësimdhënës, ju garantoj që pagat tuaja do të jepen. Ato do të paguhen herët apo vonë, merreni si zotim timin dhe të LDK-së. Do të përdorim çdo rrugë ligjore për të ndërprerë padrejtësinë e këtij pushteti. Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese dhe me këtë do të rrënojmë këtë vendim të turpshëm”, tha Abdixhiku. /eo