Haradinaj: Nuk ka logjikë të lihen mësimdhënësit pa paga
Foto: Laura Hasani

Haradinaj: Nuk ka logjikë të lihen mësimdhënësit pa paga

Aktuale October 07, 2022 - 11:45

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se situata e krijuar me mësimdhënësit është e dhimbshme.

Ai para deputetëve tha se kjo situatë kërkon reflektim nga ana e Qeverisë.

“Nuk ka logjikë me i lënë mësimdhënësit pa paga. Kjo situatë është e dhimbshme dhe kërkon reflektim nga ana e pushtetit!”, tha Haradinaj. /Zëri