Nasuf Bejta deputeti më i ri i Kuvendit, zëvendëson Vasfije Krasniqin

Nasuf Bejta deputeti më i ri i Kuvendit, zëvendëson Vasfije Krasniqin

Aktuale October 07, 2022 - 11:36

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, ka bërë të ditur se me pëlqimin e presidentes Vjosa Osmani, Nasuf Bejta do të jetë deputeti më i ri i Kuvendit.

Bejta do ta zëvendësojë ish-deputeten Vasfije Krasniqi-Goodman, e cila dha dorëheqje javë më parë për shkak të problemeve shëndetësore. /Zëri