Kjo është Rezoluta e AAK-së që sot paraqitet në Kuvend [dokument]
Foto: Laura Hasani

Kjo është Rezoluta e AAK-së që sot paraqitet në Kuvend [dokument]

Aktuale October 07, 2022 - 09:02

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës, do të paraqesë rezolutë për ndaljen e presionit dhe cenimit të të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore.

Kështu ka bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

“Ndalja e presionit dhe cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore dhe ndërhyrjeve në kompetencat dhe autonominë e komunave. Ekzekutimi i pagave, nisja e dialogut me partnerët socialë në gjetjen e zgjidhjes për kërkesat e punëtorëve, përmes shtesave dhe Ligjit për Pagat”, bën të ditur Tahiri.

Njoftimi i plotë:

Kjo është Rezoluta që do të propozohet sot për votim nga Grupi ynë Parlamentar:

“Ndalja e presionit dhe cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore dhe ndërhyrjeve në kompetencat dhe autonominë e komunave. Ekzekutimi i pagave, nisja e dialogut me partnerët social në gjetjen e zgjidhjes për kërkesat e punëtorëve, përmes shtesave dhe Ligjit për Pagat”. Grupi Parlamentar i AAK-së kërkon që të ndalet diskriminimi i mësimdhënësëve dhe malltretimi i fëmijëve e prindërve. Krizat dhe jostabiliteti nuk i duhet askujt! Sot, të dalin pagat dhe të vazhdojë normaliteti në vend. Bashkangjitur është Draft Rezoluta dhe kërkesa jonë për Interpelancë. /eo 

Image