26 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

26 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Aktuale October 07, 2022 - 08:03

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në Kosovë 26 raste janë aktive me COVID-19.

MSH-ja njofton se gjatë 24 orëve të kaluara janë shëruar dy persona, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga COVID-19 kanë vdekur 3.200 persona.

Ministria po ashtu njofton se në këtë periudhë raportuese janë vaksinuar 16 persona, ndërsa nga fillimi i procesit të vaksinimit janë dhënë 1.836.263. /Zëri