Moti sot, i vranët dhe i freskët

Moti sot, i vranët dhe i freskët

Aktuale October 07, 2022 - 08:02

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës parashihet të ketë vranësira të dendura, ndërsa mëngjeset dhe mbrëmjet parashihen të jenë të freskëta.

IHMK-ja njofton se lagështia relative mesatare ditore parashihet t’i shënojë vlerat rreth normales, (50-75%), ndërsa sa i përket presionit atmosferik, vlerat e saj mbeten mbi normalen (1013mb).

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-23 gradë Celsius.

Kushtet biometeorologjike do të jenë të mira gjatë gjithë javës. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare. /Zëri