Halimi: Dorëheqja e Latifit nuk e përmirëson gjendjen në shëndetësi

Halimi: Dorëheqja e Latifit nuk e përmirëson gjendjen në shëndetësi

Aktuale October 06, 2022 - 20:12

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi ka reaguar për dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi, të cilën e ka quajtur si të vonuar.

Ajo ka thënë se kjo dorëheqje nuk e përmirëson shëndetësinë e anashkaluar për gjatë një viti e gjysmë qeverisje.

Halimi ka kritikuar edhe për mungesën e ivestimeve kapitale, duke thënë se vetëm pesë për qind e planit për këtë është realizuar.

“Dorëheqja e vonuar, nuk e përmirëson shëndetësinë e anashkaluar. Thuajse gjysmë mandati injorim e papërgjegjësi, nuk mbulohet me një të rënë të lapsit. Me vetëm 5% realizim të investime kapitale - aty ku ato duhen më së shumti, kjo nuk mund të justifikohet kurrsesi. Dhe ç'është më e keqja, keqqeverisja dhe mosqeverisja në shëndetësi, nuk është përjashtimi, por rregulli, pasqyra më e mirë e kësaj paaftësie qeverisëse”, shkroi ajo. /Zëri