Ministri Krasniqi dhe kryetari Gashi vizitojnë dy projektet e financuara nga MAPL-ja në Plemetin

Ministri Krasniqi dhe kryetari Gashi vizitojnë dy projektet e financuara nga MAPL-ja në Plemetin

Aktuale October 05, 2022 - 19:06

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka vizituar Komunën e Obiliqit, me ç’rast është pritur në takim nga Kryetari i Komunës, Xhafer Gashi.

Gjatë këtij takimi kanë diskutuar për mbarëvajtjen e punimeve në projektet komunale të cilat janë financuar nga MAPL, rritjen e mbështetjes ndaj grupeve të margjinalizuara dhe ofrimin e shërbimeve më cilësore për qytetarët.

Gjithashtu, Ministri Krasniqi dhe Kryetari Gashi, vizituan dy projektet e financuara nga MAPL në fshatin Plemetin, projektin për ndërtimin e trotuarit dhe ndriçimit e fshatit dhe projektin për rehabilitimin e infrastrukturës fizike tek komunitetet Egjiptian, Ashkali dhe Rom.

MAPL, do të vazhdoj të mbështes projekte kapitale dhe infrastrukturore në Komunat e Republikës së Kosovës në mënyrë që të avancohet zhvillimi ekonomik lokal dhe të ofrohen shërbime më cilësore për qytetarët. /Zëri

Image

 

Image