Moti për sot

Moti për sot

Aktuale October 04, 2022 - 07:56

Në Kosovë sot gjatë ditës do të mbajë mot me diell, ndërkaq mëngjesi do të jetë i freskët dhe në shumë vende mund të paraqitet edhe mjegull, kryesisht në ultësira.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësira do të ketë vetëm në stadet e larta të Troposferës.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-20 gradë Celsius”.

Kushtet biometeorologjike do të jenë të mira gjatë gjithë javës. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare.