
Deputetja e AAK-së pas sulmit ndaj Mrika Nikqit: Shteti e ka obligim të ofrojë siguri për çdo femër
Aktuale
September 30, 2022 - 20:18
Sot alpinistja Mrika Nikqi publikoi një video ku shihet se një person tenton ta sulmojë seksualisht në qendër të Pejës.
Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi ka thënë se ndihet e trishtuar nga pamjet në video, teksa ka shtuar se vendi ynë duhet të jetë i sigurtë për çdo femër.
Bytyqi ka thënë se shteti e ka obligim të ofrojë siguri për femrat, kurse kryersit e këtyre veprave t’i dënojë me dënime të ashpra.
“Përgëzoj Mrikën për guximin që ta ndaj me ne këtë moment shumë të vështirë për të dhe familjen e saj”, shkroi ajo. /Zëri