Asnjë intervenim në kullat e Jasharëve në Prekaz

Asnjë intervenim në kullat e Jasharëve në Prekaz

Aktuale September 28, 2022 - 22:06

Muret e çara që mezi mbahen, nuk u vlerësuan për intervenim urgjent nga ekspertët e Komitetit ndërministror, të cilin e udhëheq vetë kryeministri Kurti.

“Kanë ardhur në përfundim se duhet të ndërhyhet më dy ndërtesa, jo në ndërtesat ku është zhvilluar beteja e Ademit, Hamzës e Shabanit, por në dy shtëpitë në hyrje të Prekazit”.

Në fakt, në kompleksin memorial në Prekaz nuk është ndërhyrë kaherë, andaj gjendja konsiderohet e rëndë edhe nga Këshilli për trashëgimi kulturore.

Andaj, fakti që Komiteti ndërministror për kompleksin memorial në Prekaz, udhëhiqet nga vetë Kurti, sipas Kocit, do të duhej të merrej më seriozisht.

Sidoqoftë, për këtë vit zor që do të nisë diçka në ndërtesat e Jasharëve.

Për projektin në fjalë janë angazhuar edhe ekspertë të jashtëm, por deri më tani është dorëzuar vetëm detyra projektuese.