Osmani takohet nesër me kryediplomatin çek

Osmani takohet nesër me kryediplomatin çek

Aktuale September 28, 2022 - 20:07

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nesër do të takohet me Ministrin e Jashtëm të Çekisë, Jan Lipavsky.

Presidenca ka njoftuar se takimi mes Osmanit dhe Lipavskyt do të mbahet në orën 12:00.

Osmani është kthyer në Kosovë pas një jave qendrimi në Neë York, ku ka marrë pjesë në margjinat e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Kujtijmë se Çekia ka presdencën në BE deri në fund të këtij viti, ndërsa Zëdhënësi i presidencës çeke të BE-së, ditë më parë ka bërë të ditur se raporti i Komisionit Evropian për situatën aktuale me vizat, pritet të prezantohet në takimin e Grupit Punues për viza më 13 tetor të këtij viti, me ç’rast Presidenca çeke do të bëjë çfarë është e mundur ta fusë në agjendën e ministrave sa më parë./Zëri