Lajçaku takohet me Von Cramonin, flasin për zhvillimet në Ballkan e dialogun

Lajçaku takohet me Von Cramonin, flasin për zhvillimet në Ballkan e dialogun

Aktuale September 28, 2022 - 19:24

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar sot me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viloa von Cramon.

Lajçaku ka njoftuar se me Von Cramonin kanë biseduar për zhvillimet e fundit në Ballkan dhe ecurinë e dialogut, transmeton Zeri.info.

“Një takim i mirë me Viola von Cramon sot, në njërin prej shkëmbimeve tona të rregullta! Dsikutuam së bashku zhvillimet e fundit në Ballkan dhe ecuritë në dialogun e lehtësuar nga BE. Gjithmonë mirë të marrësh informatat nga dora e parë lidhur me punën e PE-së dhe angazhimet në regjion”, ka shkruar Lajçak në Twitter. /Zëri