Konsultime mes ministrive të jashtme të Kosovës dhe Hungarisë, diskutohet për liberalizimin e vizave për kosovarët

Konsultime mes ministrive të jashtme të Kosovës dhe Hungarisë, diskutohet për liberalizimin e vizave për kosovarët

Aktuale September 28, 2022 - 15:17

Nën drejtimin e zëvendësministrit Kreshnik Ahmeti dhe sekretarit të Shtetit të Hungarisë Peter Sztaray, sot në Budapest u mbajtën konsultimet politike mes ministrive të jashtme të të dyja shteteve.

“Në konsultimet politike u trajtuan marrëdhëniet bilaterale, zbatimi i marrëveshjeve aktuale, arritja e marrëveshjeve të reja dhe thellimi i bashkëpunimit në fushën e sigurisë, ekonomisë dhe transportit", thuhet në njoftim.

Përgjatë diskutimeve, Ahmeti theksoi rëndësinë e procedimit të aplikimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës dhe rëndësinë që ka kjo organizatë për qytetarët e Kosovës.

Tema të tjera në këtë takim ishin edhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, bashkëpunimi rajonal dhe situata e krijuar nga agresioni ushtarak i Federatës Ruse mbi Ukrainën. /Zëri