Deputeti gjerman: Kosova e ka merituar shumë më parë liberalizimin e vizave

Deputeti gjerman: Kosova e ka merituar shumë më parë liberalizimin e vizave

Aktuale September 28, 2022 - 13:47

Deputeti gjerman Thomas Hacker ka reaguar lidhur me lajmet se Presidenca çeke e Bashkimit Evropian së shpejti do të rihapë diskutimin për liberalizimin e vizave, ndërkaq theksoi se Kosova e ka merituar liberalizimin e vizave shumë kohë më parë.

Ai, përmes një postim në Twitter, ka thënë se me të drejtë Presidenca çeke e BE-së po i përkushtohet kësaj teme.

“…Komisioni nuk duhet të çojë në diskutime të pafundme. Kosova ka merituar liberalizimin e vizave shumë kohë më parë”, tha ai.

Presidenca çeke e Bashkimit Evropian së shpejti do të rihapë diskutimin për liberalizimin e vizave, ndërkaq lidhur me këtë çështje gjatë kësaj jave në Kosovë do të jetë ministri i Jashtëm i Çekisë, Jan Lipavsky.

Tema e liberalizimit të vizave për Kosovën pritet të diskutohet këtë vjeshtë sapo Komisioni Evropian të finalizojë versionin e përditësuar të raportit të tij për gatishmërinë e Kosovës.

Ndryshe, Kosova mbetet i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë që nuk gëzon liberalizimin e vizave, edhe pse i ka plotësuar kushtet para disa vitesh. /Zëri