Haradinaj rikujton takimin në Amerikë: Mbështetja e SHBA-së rezultoi me krijimin e Ushtrisë së Kosovës

Haradinaj rikujton takimin në Amerikë: Mbështetja e SHBA-së rezultoi me krijimin e Ushtrisë së Kosovës

Aktuale September 28, 2022 - 12:13

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka rikujtuar takimin që kishte realizuar para katër vjetësh në Pentagon me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, James Mattis.

Haradinaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka publikuar fotografi nga ky takim, duke thënë se ka qenë ndër më të rëndësishmit në karrierën e tij dhe se mbështetja e Mattisit rezultoi me krijimin e Ushtrisë së Kosovës, raporton Zeri.info.

“E rikthej në vëmendjen e opinionit publik një takim të realizuar si sot katër vjet më parë në Pentagon, me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, James Mattis, ndër më të rëndësishmit në karrierën time politike, mbështetja e të cilit rezultoi me krijimin e Ushtrisë së Kosovës. Mirënjohës për jetë SHBA-së dhe sekretarit Mattis!”, shkroi Haradinaj.

Image

Image