Pacolli Kurtit: Ulu në karrigen e parë të veturës dhe shikoje gjendjen e tmerrshme të rrugëve në Kosovë

Pacolli Kurtit: Ulu në karrigen e parë të veturës dhe shikoje gjendjen e tmerrshme të rrugëve në Kosovë

Aktuale September 26, 2022 - 21:58

Kreu i AAK-së, Behgjet Pacolli ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mungesë investimesh në rrugë.

Ai më tej ka përmendur veçanërisht rrugën Prishtinë-Gjilan, sepse sipas tij gjendja e kësaj rruge është katastrofale.

“Por, sigurisht ka dëgjuar për aksidentet e shumta që ndodhin si rezultat i mosmirmbajtjes së asaj rruge. Mos te flasim për dëmin e makinave dhe rrezikun permanent për këmbësorët”, u shpreh ai.

Pacolli më tej i propozoi Kurtit që të ulet në ulësen e parë të makinës në mënyrë që ta shohë gjendjen e rrugëve në Kosovë.

“I lutem kryeministrit që në rrugëtimin e parë, të ulet ne makine në ulësen përpara dhe të shoh gjendjen e rrugëve. Ndoshta i mbushet mendja që të përdor buxhetin në këto investime, e jo ta mbajë paranë e bllokuar”, shkroi ai. /Zëri