Haradinaj për masakrën në Abri të Epërme: Të paharruar ata që sakrifikuan për atdheun

Haradinaj për masakrën në Abri të Epërme: Të paharruar ata që sakrifikuan për atdheun

Aktuale September 26, 2022 - 14:58

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar masakrën në Abri të Epërme në Drenas, në 24-vjetorin e saj.

Haradinaj në një postim në Facebook ka shkruar se barbarët ekzekutuan familjen Deliu, pa kursyer askënd, nga foshnja e deri te pleq.

I pari i AAK-së ka kujtuar edhe tre heronjtë e UÇK-së nga Abria e Epërme, që ranë po atë ditë në altarin e lirisë, Valdet Xhemajli, Vesel Demaku e Afrim Hajdaraj.

Postimi i plotë:

26 shtatori shënon ngjarje të rëndësishme për historinë tonë, sa krenare, aq edhe tragjike.

Me 1998 heroikisht do të bien në përballje me armikun, mësuesi Vesel Demaku me dy nxënësit e tij, Valdet Xhemajli dhe Afrim Hajdari.

Po atë ditë, barbarët ekzekutuan familjen Delia, po në Abri, pa kursyer askënd, nga foshnja disamuajshe e deri te plaku nëntëdhjetekatërvjeçar.

Me 1991, populli i Kosovës votoi masovikisht në referendum për t’u deklaruar për Kosovën e pavarur. Akt historik, që vulosi vullnetin tonë dhe i dha shtytje procesit për liri e pavarësi.

Të paharruar janë ata që sakrifikuan për Atdheun!