
Kurti e Murati në Japoni, pjesëmarrës në varrimin e ish-kryeministrit Shinzo Abe
Aktuale
September 26, 2022 - 14:11
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Japoni, për të marrë pjesë në ceremoninë shtetërore të varrimit të ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe.
Përmes një njoftimi për media, Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se Kurti do të jetë i shoqëruar nga ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.
Bëhet e ditur se Kurti gjatë qëndrimit në Japoni do të zhvillojë edhe takime të tjera zyrtare. /Zëri