Musliu: PDK-ja po shndërrohet në një “Parti pronë” që shkel vlerat mbi të cilat u ndërtua

Musliu: PDK-ja po shndërrohet në një “Parti pronë” që shkel vlerat mbi të cilat u ndërtua

Aktuale September 24, 2022 - 19:08

Sot është mbajtur konventa e PDK-së, por aty ka munguar deputetja Ganimete Musliu, e cila është shprehur e pakënaqur me reformat e bëra në këta parti.

Ajo më tej ka thënë se parulla e kësaj konvente për përfaqësim 50/50 thjesht tingëllon bukur, raporton Zeri.info.

“Sot, pamë një konventë që favorizoi persona që as nuk e kanë të qartë se kush është PDK-ja përderisa aktivistet e vërteta u thirrën për t´ua bërë publikun për fotot e tyre për Facebook”, u shpreh Musliu.

Musliu më tej ka thënë se qasja jo e duhur e partisë së saj ndaj grave do të çojë në shkatërrim, sepse sipas saj në partitë në Kosovë, gratë dhe vajzat duhet të jenë të pazëshme, të nënshtrohen, sepse vetëm në këtë mënyrë respektohen.

“Qasja e tillë ndaj grave aktiviste dhe krijimi i një mentaliteti të tillë ndaj grave në përgjithësi e dëmton rëndë kauzën për përfaqësim të dinjitetshëm të Grave në politikë dhe në jetën publike, prandaj për mua është e papranueshme që, kundruall këtyre zhvillimeve, të hesht vetëm pse sot mbaj një pozitë të rëndësishme si deputete dhe si kryetare e Komisionit për mbikqyrjen e AKI-së, gjë që dikush mund ta vlerësojë si zonë komfori. Unë, në rrugën time politike, asnjëherë nuk e kam zgjedhur rrugën e komformitetit”, shkroi ajo.

Ajo më tej kritikoi edhe reformat e bëra në PDK, derisa u shpreh se “Reformat janë të mirëpritura, por nuk reformohet një parti duke mohuar vlerat mbi të cilat u themelua, vlerat mbi të cilat e qeverisi dhe e rindërtoi vendin”.

“Reformimi bëhët gradualisht, duke diskutuar hapur dhe sinqertë në organet drejtuese të Partisë dhe duke zhvilluar strategjitë më të mira, duke respektuar meritokracinë dhe duke respektuar dinjitetin e kuadrove poseduese. Por po ndodhë e kundërta. Partia Demokratike, nga një parti e vlerave kombëtare dhe shtendërtuese po shëndërrohet një një „Parti-Pronë“ e një grupi të vogël interesi i cili me çdo verim synon ikjen nga identiteti i saj”, shkroi ai ndër të tjera. /Zëri