Kollçaku: Shkaku i SBASHK-ut shumë prindër po i transferojnë fëmijët në shkolla private

Kollçaku: Shkaku i SBASHK-ut shumë prindër po i transferojnë fëmijët në shkolla private

Aktuale September 24, 2022 - 16:49

Janë bërë po thuajse një muaj që kur ka filluar greva e përgjithshme e thirrur nga BSPK-ja, por më të dëmtuarit në këtë mes janë fëmijët që vijojnë mësimet në shkollat publike të vendit.

Deputetja nga radhët e LVV-së, Fatmire Mulhaxha- Kollçaku ka thënë se çdo ditë e më shumë po transferohen nxënës nga shkollat publike në ato private.

Sipas saj fajtor për këtë është SBASHK-u, që edhe pas shumë takimeve me Qeverinë ka vendosur ta vazhdojë grevën.

“Fatkeqësisht, SBASHK-u po vërtetohet se çdo ditë e më shumë po shndërrohet në kontribuesin më të madh të transferimit të nxënësve në shkolla private.Njoh shumë prindër që tashmë i kanë zhvendosur fëmijët në shkolla private”, u shpreh deputetja. /Zëri