Deputeti i LVV-së paralajmëron votën kundër për Projekt Kodin Civil

Deputeti i LVV-së paralajmëron votën kundër për Projekt Kodin Civil

Aktuale September 24, 2022 - 12:56

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica ka thënë se nëse Projekt Kodi-Civil vjen në Kuvend përsëri me përmbajtje të njëjtë ai do të votojë kundër.

“Nëse vjen me përmbajtje të njëjtë, nuk ka luhatje të qëndrimit, vota do të jetë e njëjtë si herën e kaluar”, është shprehur ai.

Edhe më herët ky Projekt Kod Civil ka shkuar në Kuvend , por nuk është miratuar nga deputetët. /eo