“Fëmijët në shkolla”, vendosen banka dhe karrige të zbrazëta afër qeverisë 

“Fëmijët në shkolla”, vendosen banka dhe karrige të zbrazëta afër qeverisë 

Aktuale September 24, 2022 - 12:51

Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë kanë prezantuar instalacionin e tyre simbolik “Fëmijët në shkolla”.

Ata kanë vendosur banka dhe karrige të zbrazëta afër objektit të qeverisë, për të treguar gjendjen e arsimit në Kosovë, që tash e disa javë është në grevë.

Përfaqësuesit u shprehën se ky instalacion shpreh revoltën për situatën e krijuar me procesin mësimor.

“Sot përmes këtij instalacioni, një klasë e zbrazët, me banka dhe karrige të zbrazëta, simbolizon dhe shpreh reagimin dhe revoltën tonë për situatën e krijuar me procesin mësimor në Kosovë”, u tha në deklaratë. /Zëri

Image