Kurti vizitoi Qendrën Informative të Turizmit dhe Mullirin e Haxhi Zekës në Pejë

Kurti vizitoi Qendrën Informative të Turizmit dhe Mullirin e Haxhi Zekës në Pejë

Aktuale September 24, 2022 - 12:42

Para takimit me kryetarët e komunave, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë vizituar sot Qendrën Informative të Turizmit dhe Kompleksin e Mullirit të Haxhi Zekës.

Kurti në Qendrën Informative të Turizmit, bashkëbisedoi edhe me përfaqësuesit e organizatave joqeveritare përfituese nga projektet e Bashkëpunimit Ndërkufitar Kosovë – Mali i Zi, që është program në kuadër të MAPL-së.

Ai ka takuar edhe operatorët turistik të turizmit malor dhe përfaqësuesit e Zyrës së Turizmit në Komunën e Pejës, raporton Zeri.info.

“Në takim u bisedua për mundësitë dhe ofertat e turizmit malor në Pejë, ndikimin në zhvillimin e ekonomisë lokale, si dhe propozimet për mbështetjen institucionale në sektorin e turizmit.Gjatë vizitës në Kompleksin e Mullirit të Haxhi Zekës, u theksua rëndësia e mbrojtjes së monumenteve të trashëgimisë kulturore. Kryeministri takoi Fatos Lajçin, Drejtor Ekzekutiv i Environmental Responsible Action Group (ERA Group), që e menaxhon këtë kompleks. Krahas detajeve për funksionimin e kompleksit dhe potencialit turistik të tij, Lajçi e njoftoi Kryeministrin edhe për aktivitetet dhe angazhimin e ERA Group në mbrojtje të faunës dhe florës në Bjeshkët e Nemuna”, thuhet në njoftim.

Po ashtu bëhet e ditur se nëkëto dy takime u ritheksua gatishmëria e Qeverisë së Kosovës për të rritur angazhimin e përbashkët në shërbim të produkteve të reja turistike, ku siç thuhet do të përfshiheshin asetet më të rëndësishme turistike të vendit tonë. /Zëri

Image

Image
Image
Image