Rama me zyrtaren e lartë të SHBA-së: Diskutojnë për mbrojtjen kibernetike dhe krizën energjetike e baza ushtarake detare

Rama me zyrtaren e lartë të SHBA-së: Diskutojnë për mbrojtjen kibernetike dhe krizën energjetike e baza ushtarake detare

Aktuale September 24, 2022 - 12:04

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë qëndrimit në SHBA në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ka zhvilluar një takim me nënsekretaren e Shtetit për Çështjet Politike të SHBA, Victoria Nuland.

Kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur për çështjet që kanë biseduar me zyrtaren e lartë amerikane, ku ndër të cilat ishte edhe dialogu Kosovë-Serbi, raporton Zeri.info.

“Me Nënsekretaren e Shtetit për Çështjet Politike të SHBA, Victoria Nuland, për agresionin iranian dhe planin e përbashkët të fuqizimit të mbrojtjes kibernetike; portin e ri tregtar të Durrësit dhe bazën e re ushtarake detare; krizën energjetike dhe solidaritetin mes vendeve të aleancës pro Ukrainës për përballimin e saj; rolin e Shqipërisë në rajon, Ballkanin e Hapur si platformë paqeje dhe nevojën për përparim thelbësor në dialogun Kosovë-Serbi”, ka shkruar kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. /Zëri

Image

Image