Çitaku: PDK-ja është një parti që ka guxim, ndërton historinë dhe projekton të ardhmen

Çitaku: PDK-ja është një parti që ka guxim, ndërton historinë dhe projekton të ardhmen

Aktuale September 24, 2022 - 11:11

Nënkreytarja e PDK-së, Vlora Çitaku, në Konventën Programore të Gruas Demokratike ka treguar pse është pjesë e kësaj partie.

Çitaku ka thënë se PDK-ja është një parti që ka guxim.

“Jam në PDK se ka pasur dhe ka guxim. Ka guxim të ndërtojë historinë dhe të projekton të ardhmen”, ka thënë ajo.

Sipas saj, në PDK-ja nuk ka tema të burrave dhe të grave.

Çitaku ka thënë se PDK-ja ka ditur gjithmonë të ketë guxim për vendime të mëdha, siç është ky i sotmi sot.

“PDK-ja ka pasur dhe ka guxim. PDK-ja ka pasur dhe ka guxim të ndërtoj historinë dhe të projektoj të ardhmen. Në PDK nuk ekziston një tavolinë për burra dhe një tavolinë për gra. Dhe, ne, vetëm bashkë, në një tavolinë, mund të maërrim vendime të drejta të cilat do ta çojnë Kosovën në shekullin e ri”, ka thënë nënkryetarja Vlora Çitaku. /Zëri