Kurti takohet sot me kryetarët e komunave

Kurti takohet sot me kryetarët e komunave

Aktuale September 24, 2022 - 08:42

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thirr gjatë ditës së sotne në takim kryetarët e komunave, krejt kjo me qëllim të koordinimit ndër-institucional mes Qeverisë dhe pushtetit lokal.

“Në këtë takim do të marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe kryetarët e Komunave të Republikës së Kosovës|, thuhet në njoftimin e Qeverisë”, raporton Zeri.info.

Bëhet e ditur se takimi do të ndodhë sot paradite në njërin nga hotelet në Pejë dhe do të diskutohet për performancën buxhetore e komunave dhe investimet kapitale, energjinë dhe ujërat, projektet komunale (investimet kapitale, agjenda e gjelbër, digjitalizimi në nivel lokal) dhe strategjinë për menaxhimin dhe kontrollin e qenve me dhe pa pronar.