Autobusët e “Trafikut Urban” nesër pa pagesë në Prishtinë

Autobusët e “Trafikut Urban” nesër pa pagesë në Prishtinë

Aktuale September 21, 2022 - 15:36

Bazuar në vendimin e Komunës së Prishtinës, për nder të Ditës Ndërkombëtare pa Makina, “Trafiku Urban” ka njoftuar se lirohen nga pagesa të gjithë qytetarët që shfrytëzojnë transportin publik të “Trafikut Urban”.

“Qasja në transportin publik promovon dhe siguron lirinë e lëvizjes për të gjithë, pa pasur nevojë të varemi nga statusi i pronësisë së automjeteve”.

“Lehtësirat e mundshme për transport brenda Prishtinës për qytetarin janë dhe mbeten prioritet yni”, thuhet në njoftim. /Zëri