Spitali i Prishtinës në planifikim buxhetor për vitin 2023

Spitali i Prishtinës në planifikim buxhetor për vitin 2023

Aktuale September 21, 2022 - 13:11

Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Izet Sadiku, ka njoftuar se me miratimin e buxhetit të kryeqytetit për vitin e ardhshëm është paraparë edhe ndërtimi i spitalit të Prishtinës.

Përmes një statusi në Facebook, Sadiku ka njoftuar se buxheti për investime kapitale për vitin e ardhshëm në këtë sektor është rritur për më shumë se 100 për qind.

“Rritet buxheti për shëndetësi në kryeqytet!

Buxheti për projekte kapitale është rritur me 134% në raport me buxhetin e vitit të kaluar.

Spitali i Përgjithshëm i Prishtinës hyn në planifikim buxhetor për vitin 2023 të Komunës së Prishtinës.

Mirënjohje dhe respekt për të gjitha strukturat komunale për përkrahjen e dhënë sa i përket iniciativës tonë për bërjen e kryeqytetit me spital të vetin.

Mirënjohje të thellë për kryetarin e Prishtinës z. Përparim Rama, i cili që në fillim ka qenë shtytësi kryesor për këtë projekt me rëndësi për jetën e qytetarëve të Prishtinës!”, shkroi Sadiku.