Hamiti: LDK-ja s’ka në dorë dokument për dialogun, ai që qarkullon është i dyshimtë
Zyrtari i LDK-së, Muhamet Hamiti ka thënë se partia e tij nuk ka në dorë asnjë dokument kornizë për dialogun, çfarë u publikua ditëve të fundit në media.
Në emisionin “dpt, Hamiti ka thënë se nuk mund ta trajtojë me seriozitet një dokument të tillë, kur ai është përgënjeshtruar edhe nga Gjermania, që supozohet të jetë autor i tij.
“LDK nuk ka në dorë një dokument të tillë. Ky dokument është përgënjeshtruar nga vendi autor i dokumentit nga Gjermania. Autenticiteti është i dyshimtë. Pastaj mund të flasim për diçka të tillë. Qeveria e Kosovës nuk ka thënë se ka marrë dokument”, ka thënë Hamiti.
Hamiti e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për qasje të gabuar në dialogun me Serbinë.
Ai ka thënë se me Kurtin në qeveri, dialogu ka rrëshqitur nga karakteri politik në karakter të çështjeve të vogla teknike.
Hamiti e ka kritikuar qeverinë edhe për mungesë transparence në cështjen e dialogut.
“Qeveria jonë, kjo tani, është më së paku transparente për dialogun. Kur ka raportuar në Kuvend, cila është platforma e saj në dialog?”, ka pyetur ai. /exoress