Presidentja e Hungarisë, sot vizitë zyrtare në Kosovë
Aktuale
September 13, 2022 - 08:05
Me ftesë të presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, sot do të vijë për vizitë zyrtare presidentja e Hungarisë, Katalin Novak.
Zyra e Presidencës njoftoi se presidentja hungareze, Katalin Novak, do të pritet me ceremoni shtetërore.
“Ceremonia e pritjes do të mbahet në sheshin ‘Ibrahim Rugova’, ku do të pritet me gardën ceremoniale në orën 09:20”, thuhet në njoftim.
Pas takimit presidentja Osmani dhe presidentja Novak do të mbajnë konferencë për medie.
Ndërkohë, Policia e Kosovës njoftoi se për shkak të kësaj vizite trafiku në kryeqytet për disa orë do të devijohet.
Policia u bën apel vozitësve të jenë të durueshëm në komunikacion.