Alban Hyseni e shkarkon drejtoreshën e Arsimit në Gjilan
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, e ka shkarkuar nga pozita e drejtoreshës së Arsimit Selvije Sylejmanin.
Paparaci mëson nga burime se ajo është shkarkuar për shkak të nepotizmit që e ka përfshirë dikasterin që ajo e drejton.
Nepotizmi në Drejtorinë e Arsimit në Gjilan është denoncuar javë më parë edhe nga deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku.
Sipas saj, qeverisja lokale në Gjilan nga Vetëvendosja për pak muaj tregoi fytyrën e vet të vërtetë në qeverisjen lokale edhe në arsim.
Ajo shkroi se drejtoresha e Arsimit, Selvete Sylejmani, e ka punësuar motrën e vet në çerdhe.
Po ashtu, deputeti i LVV-së, Luan Aliu, sipas Bunjakut, e ka rehatuar bashkëshorten dhe “balltëzkën” në Komunën e Gjilanit.
“Militanti i LVV-së, bashkëshorten. Nepotizëm dhe militantizëm në arsim, për kohë aq të shkurtër. Ky është veç fillimi”, kishte shkruar ajo në një postim në Facebook.