Stoltenbergu Vuçiqit: Do të ndërmarrim çdo masë për ta siguruar paqen në Kosovë

Stoltenbergu Vuçiqit: Do të ndërmarrim çdo masë për ta siguruar paqen në Kosovë

Aktuale August 17, 2022 - 16:07

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se kjo aleancë do të ndërmarrë çdo masë për të siguruar paqen dhe sigurinë në Kosovë.

Këto komente ai i bëri pas takimit që pati në Bruksel me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

“U bëj thirrje të gjitha palëve që t’i ulin tensionet. KFOR do të marrë çdo masë të nevojshme në mënyrë që të sigurojë paqen, sigurinë dhe lëvizjen e të gjithë qytetarëve në Kosovë”.

“I inkurajoj të gjitha palët që të angazhohen dhe të tregojnë fleksibilitet”./klankosova