Dy të vdekur dhe 783 të infektuar me COVID-19

Dy të vdekur dhe 783 të infektuar me COVID-19

Aktuale August 17, 2022 - 12:47

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 783 raste të reja me COVID-19, ndërsa kanë vdekur dy persona.

Sipas MSH-së, brenda 24 orëve janë kryer 2 mijë e 473 testime dhe janë shëruar 952 pacientë.

Derisa me dozën e parë janë vaksinuar 904 mijë e 48 persona, me dozën e dytë 824 mijë e 372, me dozën e tretë 104 mijë e 861 dhe me dozën e katërt 1 mijë e 638. /Zëri