Vazhdon të bjerë numri i pacientëve me COVID-19 në SHSKUK

Vazhdon të bjerë numri i pacientëve me COVID-19 në SHSKUK

Aktuale August 17, 2022 - 11:44

Shërbimi Spitalor, Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se në klinikat e QKUK-së janë duke u trajtuar 38 pacientë me koronavirus.

Derisa në Klinikën e Gjinekologjisë nuk ka pacientë të infektuar me COVID-19.

Sipas SHSKUK-së, në Klinikën e Neonatologjisë është duke u trajtuar një foshnjë, ndërsa në Klinikën Infektive nëntë pacientë dhe një në Mjekim Intensiv me oksigjenoterapi. /Zëri

Raporti i 17 gushtit 2022, sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 9 pacientë + 1 në Mjekim Intensiv me oksigjenoterapi

Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë

Klinika e Neonatologjisë, 1 foshnjë

Mjekim Intensiv Qendror, 2 raste të intubuara

Spitali i Gjakovës, 6 pacientë

Spitali i Prizrenit, 4 pacientë

Spitali i Pejës, 8 pacientë

Spitali i Gjilanit, 3 pacientë.