Ministrja Balluku mesazh për kursimin e energjisë: Fikni dritat para se të dilni nga shtëpia

Ministrja Balluku mesazh për kursimin e energjisë: Fikni dritat para se të dilni nga shtëpia

Aktuale August 17, 2022 - 11:17

Në kushtet e krizës globale të energjisë elektrike, ministrja e Energjetikës, njëkohësisht zëvendës kryeministre, Belinda Balluku ka shpërndarë në rrjetet sociale një mesazh sensibilizues për kursimin e energjisë elektrike.

"Kursimi i energjisë elektrike në ditët e sotme, në kushtet e një krize botërore, është detyrë për çdo qytetar. Përpara se të dilni nga shtëpia sigurohuni që të gjitha dritat të jenë të fikura. Shmangni ndriçimin e panevojshëm, gjatë kohës që jeni në shtëpi", ka shkruar Balluku.