Në disa lagje të Kamenicës do të ketë reduktime të ujit për gjashtë ditë

Në disa lagje të Kamenicës do të ketë reduktime të ujit për gjashtë ditë

Aktuale August 15, 2022 - 23:25

Në disa lagje të komunës së Kamenicës do të ketë reduktime të ujit për gjashtë ditë me radhë.

Sipas njoftimit të Kompanisë Rajonale për Ujë dhe Kanalizim “Hidromorava” thuhet se në lagjet Iliria, Malësia dhe Çamëria do të ketë ndërprerje të ujit për arsye të mbushjes së rezervuarit.

Reduktimet e ujit janë paraparë të fillojnë nga nesër më 16 gusht deri më 21 gusht. /Zëri