Çitaku ka falënderuar Shqipërinë për ndihmën me energji elektrike

Çitaku ka falënderuar Shqipërinë për ndihmën me energji elektrike

Aktuale August 15, 2022 - 23:06

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka falënderuar Shqipërinë për ndihmën me energji elektrike.

Sipas saj, këtu ka njerëz që mezi presin ta sulmojnë Shqipërinë dhe qeverinë shqiptare, raporton Zeri.info.

“Shqipëria ndihmon Kosovën, sërish. E këtu mes nesh, disa, mezi presin ta sulmojnë Shqipërinë dhe qeverinë shqiptare. Mos harroni kurrë, qeveritë janë të përkohshme, por raporti mes nesh është përtej inateve të imta politike e personale. Shqipëri, tu rritë nderi”, ka shkruar Çitaku.