![Hoxhaj përkujton Arbën Xhaferin me thënien e tij për ndarjen midis besimit fetar dhe shtetit](/uploads/zeri.info/images/2022/August/15/auto_299186758_597016918468767_8165454436971108130_n1660585364.jpg)
Hoxhaj përkujton Arbën Xhaferin me thënien e tij për ndarjen midis besimit fetar dhe shtetit
Aktuale
August 15, 2022 - 19:41
Hoxhaj përkujton Arbën Xhaferin me thënien e tij për ndarjen midis besimit fetar dhe shtetit
Nënkryetari i Kuvendit Enver Hoxhaj ka përkujtuar dhjetë vjetorin e vdekjes së Arbën Xhaferit.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hoxhaj ka thënë se sot në përvjetorin e dhjetë të vdekjes se Arbën Xhaferit kujtojmë madhështinë e politikanit vizionar dhe riliandasit të fundit kombëtar.
"Pikërisht për kohën e politikës së bejtexhinjve, sikurse kjo e jona, ai thoshte: “Kushti i parë që një besim fetar të shndërrohet në religjion është: ndarja e shtetit, politikës prej fesë; pra respektimi i parimit të shekullarizmit."", ka shkruar Hoxhaj. /Zëri