KEDS-i tregon mënyrën se si mund të informoheni për orarin e reduktimeve të rrymës

KEDS-i tregon mënyrën se si mund të informoheni për orarin e reduktimeve të rrymës

Aktuale August 15, 2022 - 15:23

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS) njoftoi të dielën se në Kosovë do të fillojnë reduktimet 6 me 2 që nga dita e sotme, sepse sipas tyre nuk kanë mundësi financiare që ta importojnë energjinë, prandaj do të furnizohen vetëm me prodhim vendor.

Mirëpo, sot kjo korporatë përmes një njoftimi ka bërë të ditur edhe orarin e reduktimeve të rrymës përmes hartës, raporton Zeri.info.

Oraret do të jetë në periudha të ndryshme të ditës, prandaj KEDS-i ka publikuar një link, ku qytetarët mund të njoftohen për reduktimet

“Duke qenë se kriza energjetike tashmë është thelluar në vendin tonë për shkak të pamundësisë për t’i mbuluar çmimet e importit, kufizimet e planifikuara me energji elektrike kanë filluar për të gjithë konsumatorët. Këto kufizime sipas planit të dërguar nga KOSTT, do të vazhdojnë të jenë rreth 2 orë për secilin grup të konsumatorëve, në periudha të ndryshme të ditës”.

“Informimi i konsumatorëve për kohën e kufizimeve të planifikuara është duke u bërë përmes ueb-faqes së KEDS, më saktësisht përmes hartës, ku konsumatorët mund të shohin kufizimet e planifikuara që do të ndodhin në pikën matëse të saj/tij apo të lagjes ku jeton. Së pari zgjidhni distriktin tuaj, p.sh Mitrovicë (DMI) dhe shënoni shifrën e konsumatorit, të cilën mund ta gjeni në faturën tuaj. Më pas harta do të shfaqë orarin e kufizimeve për atë zonë”, thuhet në njoftim. /Zëri