55 pacientë me COVID-19 po trajtohen në SHSKUK e spitale

55 pacientë me COVID-19 po trajtohen në SHSKUK e spitale

Aktuale August 15, 2022 - 11:20

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 58 pacientë me koronavirus.

Derisa dje numri pacientëve që kanë marrë shërbime në klnika dhe spitalet e përgjithshme ka qenë 55.

Sipas SHSKUK-së, në mesin e pacientëve që po trajtohen nga koronavirus janë edhe dy foshnje ku po marrin trajtim në klinikën e Neonatologjisë, si dhe në klinikën infektive 20 pacientë. /Zëri

Raporti i datës 15 gusht 2022, sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 20 pacientë + 2 në Mjekim Intensiv me oksigjeno-terapi

Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 1 paciente

Klinika e Neonatologjisë, 2 foshnje

Mjekim Intensiv Qendror, 2 raste

Spitali i Gjakovës, 10 pacientë

Spitali i Prizrenit, 5 pacientë

Spitali i Pejës, 9 pacientë

Spitali i Gjilanit, 5 pacientë.