Opinionisti Maliqi: Kosova humbi shumë mundësi për ta zgjidhur çështjen e rrymës

Opinionisti Maliqi: Kosova humbi shumë mundësi për ta zgjidhur çështjen e rrymës

Aktuale August 15, 2022 - 11:09

Reduktimet e rrymës kanë filluar sot në Kosovë, gjë që ka alarmuar qytetarët, sepse janë të frikësuar se kjo situatë mund të rëndohet më shumë në sezonën e dimrit.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe opinionisti shqiptar, Agon Maliqi ka shkruar rreth mundësive që ka pasur Kosova për të ndërtuar temrocentrale të reja dhe ta zgjidh çështjen e energjisë.

Maliqi thotë se në Kosovë janë refuzuar ndërtimet e termocentraleve nga investitorë amerikanë dhe gjermanë. Arsyet për mosndërtimin e termocentraleve të reja, sipas Maliqi, ishin të paqëndrueshme.

Ai ka thënë se për Qeveritë në Kosovë termocentralet ishin “e keqja e madhe”, shkruan Zeri.info.

“Projektet me qymyr sot nuk t’i financon më kush, ndërkohë Kosova i refuzon edhe ato me gas, gjithmonë fisnike në pritje të tranzicionit në burime të gjelbra, duke e lënë veten në mëshirë të fatit dhe tregtarëve të energjisë në periudhën e ndërmjetme”, shkroi ai.

Sipas tij rezultati i këtyre refuzimeve po shihet sot kur në vitin 2022 Kosova edhe pse ka pasur shumë mundësi ende ëshë e varur nga importet si dhe po përballet me reduktime në mes të gushtit. /Zëri

Postimi i plotë: