Vazhdon aksioni në zonën e Brezovicës

Vazhdon aksioni në zonën e Brezovicës

Aktuale August 15, 2022 - 10:45

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se edhe sot do të vazhdojë aksioni në zonën e Brezovicës.

Sipas njoftimit qëllimi i këtij operacioni është është identifikimi i ndërtimit të gjitha objekteve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar se në cilat zona janë ndërtuar ato, a posedojnë leje ndërtimore dhe të njëjtat a janë në pajtim me ligjin.

Kujtojmë se ky aksion është vazhdimësi e aksioneve të mëhershme që janë zhvilluar në zonën e Brezovicës. /Zëri