Presidenti Begaj arrin në Kosovë, pritet me ceremoni të lartë shtetërore
Foto: Laura Hasani

Presidenti Begaj arrin në Kosovë, pritet me ceremoni të lartë shtetërore

Aktuale August 15, 2022 - 10:19

Me ftesë të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj së bashku me një delegacion shoqërues të presidencës po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë, me rastin e fillimit të mandatit të tij.

Osmani e ka pritur Begajn me ceremoni të lartë shtetërore.

Pas ceremonisë së pritjes, presidentja Osmani zhvillon takim me presidentin Begaj, si dhe në fund të takimit do të kenë deklaratë të përbashkët për media.

Më pas Begaj do të takohet edhe me kryparlamentarin Glauk Konjufca dhe me kryeministrin Albin Kurti.