Hoti: Po flasin për shaminë për ta larguar vëmendjen nga reduktimet

Hoti: Po flasin për shaminë për ta larguar vëmendjen nga reduktimet

Aktuale August 15, 2022 - 10:12

KEDS-i të dielën njoftoi se nga sot do të fillojnë reduktimet 6 me 2 në Kosovë, gjë që nxiti reagime të shumta.

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar lidhur me këtë situatë duke thënë se është e papërgjegjshme që të udhëhiqet në këtë mënyrë.

Ai madje ka folur edhe për çështjen e lejimit të shamive në shkolla kohët e fundit, duke thënë se Qeveria po largon vëmendjen nga reduktimet në këtë mënyrë.

“Nuk u kemi borxh të na kthejnë me dekada prapa.Fatkeqësisht, me reduktimet e energjisë po kthehet situata e viteve të para pas luftës çlirimtare 1998-1999. Ndërkaq, për ta mbuluar këtë keqmenaxhim po e hapin temën e shamive në shkolla, duke kthyer debatin e viteve të para pas Luftës së Dytë Botërore”, shkroi Hoti. /Zëri