Latifi udhëton në Austri për konferencën Ndërkombëtare për Kirurgji

Latifi udhëton në Austri për konferencën Ndërkombëtare për Kirurgji

Aktuale August 15, 2022 - 09:55

Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi ka udhëtuar sot për në Austri, ku do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Kirurgji.

Në këtë konferencë pritet të marrin pjesë shumë personalitete nga fusha e kirurgjisë dhe ku do të trajtohen të rejat e fundit në këtë lëmi shkencore.

Ministri Latifi do të flasë dhe bëj një prezantim për sistemin shëndetësor të Kosovës si dhe angazhimet e tij si ministër i Shëndetësisë për transformimin dhe zhvillimin e sistemit shëndetësor si dhe tema të tjera. /Zëri