Në Tetovë vihet gurthemeli i fabrikës së Destanëve për prodhimin e veturave elektrike, pritet të punësohen rreth 900 persona
Foto: Laura Hasani

Në Tetovë vihet gurthemeli i fabrikës së Destanëve për prodhimin e veturave elektrike, pritet të punësohen rreth 900 persona

Aktuale August 13, 2022 - 19:18

Veturat elektrike të prodhuara në Maqedoninë e Veriut pritet të dalin në treg nga viti 2024, falë një investimi që pritet të bëhet në Zonën e Lirë Ekonomike në Tetovë.

Për këtë investim sot në një ceremoni është hedhur gurthemeli ku pritet të ndërtohet fabrika që do të prodhojë makinat e para elektrike në rajon, ku sot Qeveria e Maqedonisë së Veriut, e përfaqësuar nga Drejtoria për Zonat e Zhvillimore Industriale Teknologjike dhe kompania e miliarderit Lazim Destani, “NEXT.e.GO MOBILE”, në TIDZ Tetovë nënshkruan marrëveshje për ndihmë shtetërore për investimin e ri, me të cilën parashihet prodhim i plotë i veturave elektrike "e.GO".Image

Lazim Destani, pronari i kompanisë që do të investojë në këtë projekt, gjatë fjalës në ceremoninë e nisjes së punimeve të fabrikës, e cilësoi ditën e sotme si një ditë mjaftë të rëndishme për Maqedoninë e Veriut, por edhe për gjithë rajonin pasi për herë të parë do të prodhohen veturat elektrike në Ballkanin Perëndimor.

Destani para të ftuarve, ku të pranishëm ishin kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, ministra dhe deputetë nga Maqedonia e Veriut, por edhe musafirë nga Kosova e Shqipëria, përmendi faktin që para 50 viteve kishte migruar në Gjermani për një jetë më të mirë, ndërsa tani po sjellë përvojën dhe mundësitë e Gjermanisë në vendlindje, transmeton Zeri.info.Image

“Si sot para 50 viteve mora rrugën e mërgimit drejt Gjermanisë për më shumë mundësi pune, e sot ndihem shumë i lumtur që po sjellim mundësitë e Gjermanisë këtu. Ky projekt nuk është investimi i parë në Maqedoninë e Veriut dhe rajonin tonë, por është investimi më i veçantë i imi deri më tani”, tha Destani para të pranishmëve.

Ai përmendi faktin se në këtë fabrikë do të punësohen shumë njerëz, ndërsa përsëriti apelin për afaristët nga diaspora që të investojnë sa më shumë në vendlindjet e tyre, pasi kështu kontribuojnë që rinia të mbetet në vendlindje.Image

“Në këtë fabrikë do të punësohen shumë të rinj dhe të reja, po e përsëris se afaristët, e sidomos investitorët nga diaspora, e kanë për obligim të realizojnë investime në rajonin tonë. Atëherë ne të punojmë më shumë për ta mbajtur rininë tonë këtu”, tha Destani, duke falënderuar ekipin e tij që ka punuar për këtë projekt pa harruar edhe mbështetjen e autoritete të Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski trgoi për peshën ekonomike dhe financiare që ka marrëveshja me kompanitë ndërkombëtare si “NEXTE.e.GO Mobile”, duke theksuar faktin se në këtë fabrikë do të punësohen rreth 900 persona.Image

“Sot është një nga ato ditët e bukura kur rezultatet e mundit të investuar bëhen të dukshme. Sot do të hidhen bazat për investimin, i cili vetëm në fazën e parë peshon 130 milionë euro dhe do të hapë të paktën 890 vende të reja pune të mirëpaguara”.

“Ky investim është i një rëndësie të madhe për shtetin, por edhe për ekonominë lokale dhe zhvillimin e potencialit njerëzor në Tetovë dhe në vend. Me këtë investim të rëndësishëm, Maqedonia e Veriut edhe një herë konfirmon se është një vend që ofron kushte të shkëlqyera për investitorët, me një klimë të qëndrueshme ekonomike dhe politike në të cilën kompanitë ndërkombëtare si “NEXTE.e.GO” kanë një partner të besuar”, tha Kovaçevski, duke shtuar se ky investim jo vetëm që do të ndryshojë për të mirë jetën e familjeve, anëtarët e të cilave do të punojnë këtu, por sepse do të ndryshojë mënyrën se si ne mendojmë për automjetet.

“Sepse kjo është e ardhmja, si e industrisë, ashtu edhe e mbrojtjes së mjedisit. Megjithatë, kjo është edhe e ardhmja e arsimit”, theksoi ai.

I pranishëm në ceremoni ishte edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i cili falënderoi filantropin dhe biznesmenin Lazim Destani për investimin, ndërkaq tha se qeveria e udhëhequr edhe nga Bashkimi Demokratik për Integrim do të përkrahë dhe mbështesë gjithmonë investimet e këtilla e veçanërisht ata që për qëllim kanë ndalimin e migrimit dhe hapjen e vendeve të reja të punës.Image

“Nuk mund të ketë mënyrë më të mirë për të shënuar përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit se përurimi i një investimi të ri, fabrikës së re për prodhimin e veturave elektrike e.GO në Zonën e Lirë ekonomike në Tetovë. Përgëzova mikun tim Lazim Destanin që në bashkëpunim me Qeverinë do ta realizojnë këtë investim prej 130 milionë eurove duke mundësuar hapjen e 890 vendeve të reja të punës”, tha Ahmeti.

Kujtojmë se fabrika do të jetë në lidhje me prodhimin e veturave elektrike të kompanisë më të re të familjes Destani që ka filluar si start up në Gjermani “Next.e.GO Mobile”. Kompania ka hapur filialin e saj para disa ditësh edhe në Tetovë në adresën ku gjendet kompania “Ecolog-International” në Tetovë.

Image

“Next.e.GO Mobile” është kompani start up gjerman në pronësi të familjes Destani dhe prodhon vetura të vogla elektrike. Fabrikën e parë ajo e hapi në Greqi ndërsa modeli i parë u zbulua para disa muajsh në Berlin. /Zëri

Image