Rama për situatën në veri: Mbështetim Kosovën, thirrje Serbisë të mos i ushqejë me justifikime grupet në veri

Rama për situatën në veri: Mbështetim Kosovën, thirrje Serbisë të mos i ushqejë me justifikime grupet në veri

Aktuale August 01, 2022 - 10:42

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka komentuar situatën në Kosovë pas tensioneve të djeshme në veri të vendit.

Rama ka thënë se Kosova ka të drejtë të zbatojë marrëveshjen që të shtojë sovranitetin territorial, ndërsa ka kërkuar nga Beogradi zyrtar që të mos ushqejë me justifikime grupe të caktuara në veriun e Kosovës, që për arsye të tyre i kundërvihen zbatimit të një marrëveshjeje, raporton Zeri.info.

Këto komente Rama i ka dhënë në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin e Spanjës, Pedro Sanchez, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Tiranë.

Deklarata e plotë e Ramës për situatën në Kosovë:

Dihet që Spanja ka një pozicion të ndryshëm dhe të palëvizshëm, për arsye që lidhen me vetë Spanjën dhe që nuk kanë të bëjnë me asnjë lloj diskriminimi ose paragjykimi ndaj bashkësisë së shqiptarëve në Kosovë dhe ndaj të drejtës së tyre, por sidoqoftë ne kemi diskutuar aq më tepër në kuadrin e një situate. Mbrëmë vonë ka pasur një përshkallëzim krejtësisht të përsyshëm pasi Qeveri a e Kosovës ka të drejtën, jo vetëm të drejtën, por edhe detyrën që të zbatojë marrëveshjen që të shtojë sovranitetin territorial që buron nga një pavarësi në administrimin e shtetit dhe marrëveshjet e dakordësuara me palën tjetër janë për t’u zbatuar, jo për t’u diskutuar.

Ne përshëndetim shtyrjen me 30 ditë në zbatimin e kësaj marrëveshjeje, që pak më parë e ka përshëndetur edhe shefi i diplomacisë së BE-së, zoti Borrell dhe u kërkua nga ambasadori i SHBA-së në Prishtinë.

U bëj thirrje autoriteteve në Beograd të mos ushqejnë me asnjë lloj justifikimi grupe caktuara në veriun e Kosovës, që për arsye të tyre i kundërvihen zbatimit të një marrëveshjeje që është e vlefshme që të zbatohet për t’i dhënë më shumë besueshmëri dialogut në Bruksel. /Zëri