Eurdoeputeti estonez: Serbia po mësohet nga Rusia dhe mund ta sulmojë Kosovën

Eurdoeputeti estonez: Serbia po mësohet nga Rusia dhe mund ta sulmojë Kosovën

Aktuale July 31, 2022 - 22:32

Deputeti estonez në Parlamentin Evropian, Riho Terras ka reaguar i shqetësuar me situatën në Kosovë.

Terras ka thënë se Serbia, e mësuar nga Rusia mund ta sulmojë Kosovën, transmeton Zeri.info.

“Raportimet nga Kosova janë shumë shqetësuese. Përfaqësuesja e Putlers (bashskimi i emrave Putin dhe Hitler) Serbia po mëson nga vëllai i madh dhe mund ta sulmojë Kosovën. Ne duhet të qëndrojmë të fortë në NATO dhe Komitetin për punë të Jashtme në Parlamentin Europian”, ka shkruar Terras në Twitter./Zëri