Komuna e Prishtinës dhe KFOR-i Ukrainas në aksion për ndihmë qytetarëve të Ukrainës

Komuna e Prishtinës dhe KFOR-i Ukrainas në aksion për ndihmë qytetarëve të Ukrainës

Aktuale July 29, 2022 - 17:40

Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi për media ka ftuar të gjithë qytetarët e Prishtinës që të ndihmojnë popullin ukrainas me gjësendet qoftë ushqimore veshëmbathje apo edhe lodra për fëmijë, raporton Zeri.info.

Sipas njoftimit, të gjithë qytetarët e Prishtinës vullnetarisht do të mund të kontribuojnë duke zgjedhur një apo disa nga produktet, si :

Veshje të përdorura

Veshje verore dhe dimërore për burra, gra, fëmijë dhe foshnje duke përfshirë këpucë, xhaketa, kapele, shall dhe doreza

Produkte të higjienës personale

Pastë dhëmbësh dhe furça dhëmbësh

Produkte sanitare për gra

Sapunë dhe shampoo

Produkte të rruarjes dhe deodorant

Gjëra shtëpiake

Jastëkë, jorganë, çarçafë, mbulesa të jastëkëve, batanije dhe peshqirë

Tenxhere, tiganë, kazanë, gota dhe pjata

Ushqime të konzervuara

(me të paktën 6 muaj të mbetur nga data e skadencës)

Makarona

Biskota të thata dhe supë pluhur

Peshk (sardele, ton), gulash, pashtetë

• Produkte për kujdesin e fëmijëve

Pampers, peceta për fëmijë, pudër për fëmijë dhe krem për fëmijë

Karroca për fëmijë dhe mbajtëse për fëmijë

Pajisje shkollore

Stilolapsa, lapsa, lapsa me ngjyra, goma, vizore dhe fletore

Lodra për fëmijë

Arusha, kukulla, makina, etj.

Topa sporti, lojëra tavoline, libra për ngjyrosje, etj.

Të gjitha gjërat mund të dorëzohen në një nga 18 bashkësitë lokale të Kryeqytetit, çdo ditë, duke filluar nga dita e hënë, me datë 1 gusht 2022, deri të enjten, me datë 4 gusht 2022. /Zëri

Image

Image

Image